Forca vazhdon traditën e kampionëve

Dita e dytë e kampionatit të Maqedonisë në karate i ka sjell KK Forca edhe katër medalje të reja. Edhe atë tre të arta që i fituan në kumite Mevlud Memedi, Usame Bajrami dhe Abdurrahim Idrizi. 

Idrizi u paraqit edhe në disiplinën KATA, mirëpo në finale ai edhe pse ishte më i mirë se kundërshtari i tij që vinte nga ekipi “Gladiator” i Velezit, në fund gjyqtarët në mënyrë skandaloze fitoren ia ndanë kundërshtarit me rezultat të ngushtë 3:2. 

Medalistët e lartpërmendur kanë siguruar pjesëmarrjen edhe për Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Stamboll. 

KK Forca do vazhdoj pjesëmarrjet e saja në turne ndërkombëtare pasi në fundjavë klubi nga Çairi pritet të merr pjesë në turneun e fuqishëm në Sofje, kurse më pas do të paraqiten edhe në “Solidarnost Open” në Shkup dhe turneun në Prizren. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button