“Informacione” për vajzat e rrëmbyera

Guvernatori i rajonit Borno të Nigerisë ka thënë se ka informacione për vendndodhjen e mbi 200 vajzave të kidnapuara nga grupi islamik Boko Haram.

Kashim Shettima ka thënë se i ka përcjellë informacionet tek ushtria për verifikim.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mendon se vajzat janë nxjerrë përtej kufirit, në Çad ose Kamerun.

Militantët e Boko Haramit kanë rrëmbyer mbi 200 vajza në rajonin Borno qysh më 14 prill dhe janë zotuar se do t’i shesin ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button