Tmerri nuk ka fund, në përmbytjet në Japoni kanë humbur jetën 18 persona, 27 rezultojnë të zhdukur

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet, që e goditën pjesën jugore të Japonisë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë personat e zhdukur, kumtuan përfaqësuesit lokalë.

Ishulli Kjushu është shkatërruar pasi që lumenjtë dolën nga shtretërit, ndërsa sasi a e madhe e ujit mori disa pjesë të rrugëve.

Policia lokale theksoi se pesë persona janë në gjendje kritike.

Mijëra persona janë evakuuar dhe akomoduar në strehimore të përkohshme, por numër i madh i persona akoma janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Më shumë se 500 persona janë të shkëputur nga bota, ndërsa urat e shkatërruara dhe uji e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button