Shkupi JO Ukrainë, Obama do e zgjidhë emrin

Media greke shkruajnë në numrin e sotëm se presidenti amerikan, Barack Obama do të angazhohet personalisht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kështu, gazeta e përjavshme “Epikera” fillon artikullin me titullin “Për të mos u bërë Shkupi Ukrainë, Obama do të zgjidhë emrin dhe do të anëtarësojë vendin në NATO”.

Sipas burimeve të cilave i referohet, gazeta shkruan se SHBA ka paralajmëruar Greqinë se kontesti njëzetvjeçar duhet mbyllur tashmë. Gazeta, madje numëron tri arsye pse duhet mbyllur kontesti, që, sipas burimeve të gazetës, i janë komunikuar autoriteteve greke. 

Arsyeja e parë, është zgjerimi i Aleancës, e dyta kriza në Ukrainë dhe nevoja që NATO të demonstrojë unitet dhe force, ndërsa e treta interesi i SHBA-së që kjo pjesë e Evropës të mos mbetet e paintegruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button