Çiftet që angazhohen shumë në Facebook dashurohen më shumë?

Çiftet të cilët në Facebook paraqiten në fotografi të përbashkëta, apo në statuse të përbashkëta – kanë interaksion më të shpeshtë dhe në jetën reale janë më të afërt se ata të cilët nuk bëjnë si ata, theksojnë studiuesit amerikanë.

Dhe derisa ne mendojnë që ato veprime i bëjnë sepse nuk kanë çfarë bëjnë diçka më të mençur apo ato veprime i bëjnë për shkak të të tjerëve, hulumtimet tregojnë se ne e kemi gabim.

Dhe tani na vjen përfundimi se kush vendos të tilla foto në Facebook apo ndonjë rrjet tjetër, ka një lidhje dashurie më romantike. Ky është rezultati që ka arritur Christopher Carpenter i departamentit të komunikimit në Western Illinois University.

Studimi ka analizuar personat të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të psikologëve mbi jetën personale dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

“Kush publikon shumë foto në çift zakonisht ka një marrëdhënie më të thellë dhe më romantike sepse këta çifte kanë tendencë të ndihen më të lidhur me partnerin”, shpjegon studiuesi.

Vullneti për t’u rritur është motivimi thelbësor për këtë model. Bëhet fjalë për nevojë për të përhapur të dhëna për veten që vjen nga ndërlidhja me partnerit në marrëdhëniet sentimentale.

Hulumtimet e mëparshme, “Facebook” e kanë konsideruar fajtorin kryesor për ndarjet në rritje të çifteve, pasi që tani tradhtitë po bëhen ‘online’, madje avokatët që aranzhojnë divorcet në Britani këshillojnë çiftet e prekura që të mos përdorin rrjetet sociale, në mënyrë që të shmangin kontaktet me njerëzit e rinj dhe me ish-të dashurit.

“Facebook ofron një panoramë unike mbi shumë aspekte të marrëdhënies në çift. Edhe kur lidhja ka kohë që ka përfunduar gjurmët e saj mbeten në profilet tona”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button