Bashkimi Europian kërkon krijimin sa më të shpejtë të qeverisë në Kosovë

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ’së përgëzoi këtë të fundit për zhvillimin e procesit zgjedhor. Ajo i bëri apel liderëve kosovarë që të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të punojnë për formimin e një Qeverie të qëndrueshme e cila do i shërbejë interesave të popullit.
Apostyolova, deklaroi se BE pas formimit të qeverisë së re, kërkon përshpejtim dhe zbatim të axhendës për reforma evropiane. Ndër të tjera ajo u shpreh se pavarësisht se kush e formon qeverinë e re, populli i Kosovës pret një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button