Lirohet nga burgu kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/02/36486B94-AF65-48B6-BB3A-ECEE211C65EA_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s-e1486584119563.jpg?fit=650%2C365&ssl=1)
Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny u liruar nga burgu pasi u mbaj për 25 ditë nën akuzën për organizimin e një valë protestash të paligjshme.
Alexei Navalny u arrestua më 12 qershor, kur mijëra protestues u mblodhën për një protestë pa leje në Moskë. Atë ditë protestat e thirrura nga kreu i opozitës ruse ndodhën në më shumë se 100 qytete, një nga shfaqjet më të forta të opozitës së margjinalizuar prej vitesh.
Afro 2 mijë vetë u ndaluan gjatë protestave, shumica e tyre në Moskë dhe Shën Petersburg.
Zëdhënësja e zotit Navalny Kira Yarmysh hodhi në Twiter sot foto të tij ndërsa mbërrinte në zyrat e “Fondin për luftën ndaj korrupsionit” që drejtohet nga udhëheqësi i opozitës.
Alexei Navalny, i cili njihet për përpjekjet e tij kundër korrupsionit dhe një kundërshtar i hershëm i Kremlinit, synon të kandidojë për postin e presidentit të vendit në 2018.