KB: 120 shtete e miratuan marrëveshjen kundër armatimit bërthamor

Mbi 120 shtete e miratuan sot në takimin e Kombeve të bashkuara marrëveshjen e parë në histori, me të cilën ndalohet armatimi bërthamor, ndërkaq të cilën e bojkotuan shtetet të cilat posedojnë armatim të tillë.

Në votimin e sotëm mbi 122 shtete votuan për miratim të marrëveshjes, përderisa Holanda votoi “kundër”, ndërkaq Singapori ishte i përmbajtur.

Ilejn Uajt Gomez, kryetare e IN konferencave, në të cilat negociohej për marrëveshjen e parë juridike obligative multilaterale për çarmatim bërthamor, deklaroi se kjo është marrëveshja e parë e këtillë, e cila është arritur në mbi 20 viteve.

“Bota priti për këtë masë juridike 70 vite”, tha Uajt Gomez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button