Dialogu Kosovë-Serbi, ja zgjidhja sipas Kurtit

Albin Kurti ka treguar se si do ta zhvillojë dialogun me serbët – Serbinë, nëse do të bëhet kryeministër.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje pohoi në Zona e Debatit se dialogu do të jetë nga poshtë lartë e jo anasjelltas.

“Numër i madh i problemeve zgjidhen duke e shtruar drejt problemin, pra shtrimi i drejtë i problemit është parakusht për zgjidhjen. Prandaj, pika e parë e platformës nëntë-pikëshe është dialogu social, dialog prej poshtë lartë, dialog jo i mbyllur në Bruksel, por i hapur”, pohoi Kurti, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button