Nacionaliteti, etniteti dhe nacionalizmi

Të gjithë ne, shumë herë dëgjojmë termet nacionalitet, etnitet dhe nacionalizëm, por vallë çfarë nënkuptojmë me ato.
Fillimisht, fjala nacionalitet vjen nga gjuha latine, që domethënë ‘’prejardhje’’. Nacionaliteti definohet si dukuri mbi të cilën ndikojnë shumë faktorë, ndër ta edhe ato psikologjik, kulturorë dhe politik. Fillet e para të kësaj dukurie i gjejmë tek revolucioni borgjez në Francë, e cila njihet si burim i saj.

Nacionaliteti si mozaik i paramenduar, funksionon në dy kahje të ndryshme, në atë nacional dhe multikulturor. Para se gjithash, kjo dukuri, është e përqendruar në pjesën emocionale e cila luan rrol të rëndësishëm tek individët. Ngritja e këtij faktori, shpesh dëmton mendimet racionale. Njashtu, ndodh që kjo dukuri kalon në ekstrem, saqë shkatërron lirinë, idetë liberale, tolerancën etj. Shtetësia, përfaqëson identitetin nacional, e cila njëlloj mund të ndryshohet me vet dëshire.

Si dukuri, ekziston vetëm atëherë kur ithtarët e kësaj ideologjie besojnë se ajo ekziston. Me këtë, ne përfundojmë se teza e nacionalitetit, dallon nga etniteti, dukuri e cila ka për qëllim bashkimin e personave me identitet të njëjtë, e që shpesh shfrytëzojnë politikën si mjet për formimin e një shëtit nacional, federate apo qoftë edhe për fitimin e autonomisë.

Ky term (etnitet) ka prejardhje anglofone, megjithse në fillet e saj nuk mund të definohej. Etniciteti, sipas personave që ndjekin këtë ideologji, apo dukuri, nuk përfitohet, por arrihet nëpërmjet asaj që të kesh lindur në një grup caktuar etnik. Këtë virtyt mund ta humbasësh, në qoftes e harron gjuhën, traditat , zakonet, doket etj, të vendit nga i cili vjen, apo në qoftë se i braktisë ato.

Nacionalizmi është fenomen, i cili paraqitet tek persona të caktuar, kur ata dëshirojnë të kyqen si pjesë e një shoqërie, me të cilën ata mund të identifikohen. Mund të definohet edhe si dukuri apo përmbledhje e simboleve dhe idealeve të njëjta. Disa filozof, nacionalizmin e klasifikojnë edhe si ideologji. Në këndvështrimin politik, kemi disa lloje të nacionalizmit, ndër të cilat, më të rrezikshëm janë ekspanzionist (I ndërtuar mbi fanatizmin patriotik, i cili ka për qëllim zgjerimin e kufijve për interesa të ndryshme) dhe shovinist (Ithtarët e së cilës, kanë për qëllim dominimin e grupit të tij nacional mbi grupet tjera, me dhunë ose mënyra të ngjashme).

Qemal Stafa, Universiteti Shtetëror i Shkupit

Lajme të ngjashme

Back to top button