Erdogani e ka konfirmuar përkrahjen e Turqisë për Katarin në kontestin me fqinjët arabë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e pranoi përkrahjen e vendit  të tij për Katarin në kontestin me katër vendet arabe, transmetuan mediat britanike.

Në një intervistë për televizionin francez “Frans 24”, kërkesat e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Egjiptit për emiratin e vogël por të pasur dhe autoritar, Erdogani i vlerëson si të papranushme.

“Realizimi i  këtyre kërkesave do të ishte e njëjtë me heqjen dorë nga sovraniteti”, nënvizoi ai.

Këto katër vende e akuzuan Katarin se e përkrah terrorizmin dhe se është afruar me  rivalin e tyre rajonal Iranin dhe i ndërprenë lidhjet e tyre diplomatike dhe ato ekonomike me të.

Emirati i ka  hedhur poshtë këto akuza dhe nuk i realizon 13-të kërkesat e fqinjëve të tij arabë.

Në takimin në Kajro ministrat e punëve të jashtme të katër vendeve  dje u distancuan nga imponimi i sanksioneve të reja kundër Katarit. Ata , megjithatë, shprehën zhgënjim nga fakti se vendi nuk i plotëson kërkesat e tyre edhe përkundër skadimit të afatit përfundimtar.

Midis 13-të kushteve është edhe ai që Katari të heqë dorë nga kontrata sipas  së cilës Turqia ka bazë të saj ushtarake në territorin e tij, nënvizuan mediat britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button