Vala e tretë e sanksioneve ndaj Rusisë, më e ashpra

Franca dhe Gjermania kërcënuan Rusinë me sanksione të reja, nëse zgjedhjet presidenciale të Ukrainës nuk mbahen sipas planit në datën 25 maj.

Shefi i pallatit të Elizesë, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pohuan në një deklaratë të përbashkët se i druhen një destabilizimit të mëtejshëm të situatës në Ukrainë. Dy liderët shtuan se referendumi lokal i ditës së diel është një vendim i paligjshëm. 

Hollande dhe Merkel, i bënë thirrje qeverisë ukrainase që të frenohej nga çdo veprim ushtarak para zgjedhjeve, me përjashtim të rasteve kur duhet të veprojë në mbrotje të individëve dhe pronës.

Cilat janë sanksionet e fazës së tretë? Pak dihet rreth tyre. Disa ekspertë shpjegojnë se vala e tretë e sanksioneve përfshin masa ndëshkuese më të mëdha, duke vënë në shënjestër setorë të ekonomisë ruse. Nëse faza e parë dhe e dytë u përqëndruan tek individët dhe pasuritë e tyre, faza e tretë do të ketë si objektiv korporatat dhe produktet e tyre. 

Sipas presidentit amerikan, Barack Obama, urdhri i tretë do të prekë shërbimet financiare, energjinë, industrinë e nxjerrjes së metaleve, inxhinierinë dhe mbrojtjen./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button