Katërmbëdhjetë femrat shqiptare të kërkuara nga Interpoli

Shqipëria është një nga vendet që ka numrin më të vogël të femrave të shpallura në kërkim ndërkombëtar. Janë “vetëm” 14 emra që rezultojnë të kërkuara.
Shumica e këtyre femrave janë në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Rasti më i veçantë është i një 60-vjeçarje nga Vlora, e quajtur Lizhjeta Zharra, e cila është dënuar në mungesë.

E dyta për nga mosha madhore është 56-vjeçarja Cetina Zajmi nga Tirana, e cila kërkohet për mashtrim.

Një rast i veçantë është edhe Vergjinush Ferhat. 47-vjeçarja nga Korça kërkohet për akte serioze imorale. Në kërkim është edhe Ornela Çela (Bullaj) e cila kërkohet për mashtrim me detyrën dhe për skemë piramidale.

Kurse një shqiptare e lindur në Gjermani kërkohet për trafikim armësh me municionesh. Bëhet fjalë për Aliki Buratzi, 47 vjeçe, e lindur në Leipzig. Në të dhënat e Interpolit rezulton e kërkuar dhe një femër për vrasje në rrethana speciale. E kërkuara është Zylfije Haklaj, 50 vjeçe.

Të kërkuarat janë:

Ardiana Rukaj 36 vjeç
Sara Canko 30 vjeç
Zhani Kuçaj 40 vjeç
Vegjinush Ferhat 47 vjeç
Ornela Çela (Bullaj)
Merita Nurce 53 vjeç
Aurela Doksani 37 vjeç
Xhevaire Velija 47 vjeç
Aliki Buratzi 47 vjeç
Mirela Ramaj 48 vjeç
Lizhjeta Zharra 60 vjeç
Ermira Beqiraj 40 vjeç
Zylfije Haklaj 50 vjeç
Cetina Zajmi 56 vjeç

/Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button