Ji: SHBA-ja janë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
SHBA-ja nuk mbështet ndryshim të kufijve të Ballkanit, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajan Ji.
Ai konsideron se ndryshimi i kufijve nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Kufijt e shteteve ballkanike janë definuar qartë, ndërkombëtarisht të njohura dhe nuk janë çështje të kontesteve. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Ji për gazetën greke “Katimerini”.
Ai u ka bërë thirrje politikanëve në rajon që të përmbahen nga retorika për “ndarje” dhe të fokusohen në reforma politike dhe ekonomike që janë të domosdoshme për integrimet euroatlantike.