Jo të gjithë deputetët me certifikata sigurie

 Komisioni kuvendor për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për zbulim (AZ) sot në mbledhjen e parë unanimisht e miratoi Propozim Rregulloren për punë.

Deputetja Frosina Remenski në debatin rreth tekstit të Rregullores propozoi plotësim të nenit 12 nga Rregullorja me paragraf të ri 3 me të cilin deputeti8t që nuk është anëtar i Komisionit të ketë tëp drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjet e mbyllura të Komisionit vetëm nëse i ka plotësuar kushtet, përkatësisht të ketë siguruar certifikatë të sigurisë. Remenski sqaroi se me atë do të jepet transparencë plotësuese ndaj punës së Komisionit.

Drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Goran Nikollovski kërkoi nga anëtarët e Komisionit t’u mundësohet në mbledhjet e hapura për opinion me kërkesë të tij apo të drejtorit të Agjencisë për zbulim nëse konsiderojnë në momente të caktuara të kenë mundësi të deklarohen në mbledhje të mbyllur. Sipas kryetarit të Komisionit, Trajko Veljanoski, ajo e drejtë u është mundësuar në nenin 25 të Rregullores.

Veljanoski nga drejtori i DSK-së kërkoi që shërbimet në Drejtori të deklarohen më shpejtë ndaj kërkesave për certifikata të sigurisë të anëtarëve të Komisionit, me qëllim, siç tha, të mund deri në fund të korrikut t’i shqyrtojnë raportet e DSK-së dhe Agjencisë për zbulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button