Marrëzia e Koresë Veriore: sërish teston raketën balistike

Koreja Veriore pretendoi sot se në mënyrë të suksesshme e ka testuar një raketë të re ndërkontinentale balistike, që ka kapacitet për të arritur në secilin cak në gjithë botën.

Ky test është hapi i fundit i Koresë Veriore për zhvillimin e sistemit për bartje të armatimit atomik, që do të ishte i aftë për ta goditur secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Ushtria e Koresë Jugore tha se raketa verikoreane ka fluturuar 930 kilometra, para se të binte në Detin e Japonisë, afër një zone ekonomike ekskluzive japoneze.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në rrjetin Twitter ka kërkuar që Kina, që është aleati më i madh i Koresë Veriore, “të ushtrojë lëvizje të rëndë në Korenë Veriore dhe njëherë e përgjithmonë ta përfundojë këtë marrëzi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button