“21 janari”, hetim të gjithë ish-drejtuesve të policisë

Prokuroria rinisur hetimet për të zbardhur vrasjen e shtetasit Aleks Nika, por edhe për plagosjen me armë të 7 personave të tjerë, e midis tyre edhe gazetari Fatos Mahmutaj. 

Rifillimi i hetimeve vjen pas një materiali shtesë që Policia e Shtetit ka depozituar pranë organit të akuzës. Nga ana tjetër, drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Policisë së Shtetit ka nisur marrjen në pyetje të të gjithë punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në ngjarje për të zbuluar urdhrat e dhëna në atë kohë. 

Në pyetje janë marrë 41 anëtarë të Forcave Speciale. Hetimet do të përqendrohen tek vrojtimi i orëve pas protestës, posaçërisht nga ora 12:00 deri në orën 17:30 të datës 21 janar. Me këtë hetim, synohet të zbulohet roli i secilit drejtues të policisë atë ditë që nga fillimi i protestës e deri ne fund. /Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button