Lamtumirë “Fantozzi”! Ndahet nga jeta komediani italian Paolo Villaggio

Lamtumirë Paolo Villaggio! Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare aktori italian,Paolo Villaggio, i njohur për rolin e tij si llogaritari “Fantozzi”.

Villaggio ishte i shtruar prej disa ditësh në spital ku dhe ndërroi jetë. Lajmi i hidhur për kinematografine u njoftua nga nga vajza e tij, Elisabetta Villaggio nëpërmjet një postimi në Facebook.

Villaggio ka lindur 30 dhjetor 1932. Ai ka interpretuar shumë role, si në televizion ashtu edhe në teatro, ku një nga rolet e tij më të famshëm është ai si llogaritari Ugo Fantozzi, një personazh që gjithmonë ishte në vendin e gabuar në kohë të gabuar.

Fantozzi filloi si një libër, e u pasua 8 libra të tjerë për llogaritarin, dhe më pas me libra të tjerë satirik. Filmi i Fantozzit mund të shihet si simboli i klasës së mesme italiane në mes të viteve 1970, të frustuar në punë dhe në familje, ai doli në kinema më 27 mars 1975, dhe pati një sukses të madh dhe të menjëhershëm.

Ai është nderuar me çmimin “Luani i Artë” për karrierën në 1992 në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Venecia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button