Puyol varë këpucët në gozhdë (Video)

Tashmë është zyrtare. Carles Puyol do të varë këpucët në gozhdë. Mbrojtësi 36-vjeçar i Barcelonës do të njoftojë tërheqjen e tij më 15 maj në një konferencë për shtyp, ku do të jetë edhe presidenti Josep Maria Bartomeu.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi i Barcelonës. Gjatë 15 viteve të tij me fanellën blaugrana Puyol ka fituar: 6 La Liga, 2 Kupa Mbreti, 6 Superkupa Spanje, 3 Champions League, 2 Superkupa Europe dhe 2 Botërore për Klube.

Lajme të ngjashme

Back to top button