Ja futbollistët shqiptar në “Brazil 2014”

Shqiptarët me vite të tëra janë duke pritur prezantimin e Kombëtares Shqiptare në futboll në ndonjë eveniment të madh europian dhe botëror, por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur e as që pritet të ndodh realisht në një të ardhme të afërt.

Ja dhe të gjitha emrat e futbollistëve shqiptar që priten të jenë pjesë e evenimentit më të rëndësishëm botëror në futboll. Me Zvicrën do të udhëtojnë (Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi, me Greqinë Panagiotis Giorgios (Gjergji) Kone dhe Sotiris Nini, me Gjermaninë Shkodran Mustafi, kurse me Belgjikën Adnan Januzaj.

Disa këta futbollistë i quajnë tradhtarë, disa i quajnë ambasadorë të shqiptarëve, por një gjë është e sigurt që këta djem do të bartin një copë shqiptarie në Botërorin Brazili 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button