Takimi i parë, 6 shenja që tregojnë se po humbni kohën kot

Një takim jo gjithmonë mund te ketë fundin qe prisni. Mjaftojnë disa minuta për te mësuar nëse ai është apo jo i duhuri.

1. Ai nuk ka parashikuar asgjë

Për te realizuar një takim, duhet njëfarë organizimi për ta bere tjetrën për vete e për ta joshur.

2. Ai ju ngatërron me një shok

Ju flet sikur te kishte para një shok, ju godet me shaka tek shpatulla, nuk ua hap derën e lokalit.. Nuk bën për ju.

3. Ju shtrëngon fort dorën

Keni bere gjithçka për t’u dukur një zonjushe elegante, ndërkohë qe ai ju takon shpejt e shpejt dhe ju shtrëngon fort dorën duke e tundur. Kjo nuk do iu beje te ndiheni mire.

4. Ai iu tregon se nuk beson tek dashuria

Sapo uleni, filloni te flisni gjoja për tema serioze ndërkohë qe ai ju shpreh se nuk beson tek dashuria apo tek një lidhje e qëndrueshme. E si mund te filloni një lidhje me te?

5. Nuk e lëshon për asnjë çast telefonin nga dora

Kjo tregon se te tjerët kane me shume rëndësi sesa ju, prandaj me mire te mos hidhni hapa me tej.

6. Ai flet për ish te dashurën

Edhe pse ende nuk ka mësuar asgjë për ju, ai fillon e ju flet për ish te dashurën. Mesa duket zemra e tij është ende e zënë. Me mire mos humbni kohen kot me te dhe mundohuni te gjeni dike tjetër qe mund t’iu përshtatet.

Lajme të ngjashme

Back to top button