Kryeministri Zaev u takua me lidershipin e BESA-s
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev pasdite u takua me përfaqësues të partisë politike Lëvizja BESA.
Siç njoftoi kabineti i Zaevit, kryetari i BESËS Bilal Kasami theksoi përkrahje për proces reformues i cili, sipas tij, është vaçanërisht i rëndësishëm për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. BESA, shtoi se do t’i përkrahë të gjitha vendimet në interes të qytetarëve.
Kryeministri Zaev vlerësoi se ky qëndrim konstruktiv i BESA-s është në lidhje të ndërtimit të një ardhmërie të përbashkët, për vendin dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Theksoi edhe se është i përcaktuar drejt politikave inkluzive.
Në takim morën pjesë edhe Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli.
Çka ka kërkuar Afrim Gashi në këtë takim? Edhe ashtu nuk i paska interesuar shumë se çka flitet aty, më tepër paska qenë i zënë me celularin e tij!