Kosovë, në Ministrinë e Kulturës pranohet në punë i dënuarin me burg (FOTO)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pranuar në punë ish-drejtorin e Arsimit në Komunën e Prizrenit,  i cili është i dënuar nga gjykata me tri vite burgim. I njëjti është nën hetime edhe për një lëndë tjetër.

Në rezultatet e publikuara të konkursit të fundit Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në linkun e emërtuar për 54 pozita, janë emrat e kandidatëve që kanë fituar vendet e punës në institucione të ndryshme që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.

Në mesin e të pranuarve është edhe ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit Nexhat Çoçaj. Ai është pranuar në pozitën bashkëpunëtor profesional në fushën e Etnologjisë.

Por, me 20 qershor të vitit 2016, Çoçaj  nga Gjykata Themelore në Prizren, është dënuar me tre vjet burg efektiv, nën dyshimet se keqpërdori paratë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Remzi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012. Pas shpalljes së aktgjykimit, Çoçaj paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit. Ai gjithashtu është nën hetime në një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare si ish-drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit.

Rregullorja 02/2010  për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, e cila është në fuqi thotë se aplikacionet e kandidatëve me dosje refuzohen. Neni 25, pika 3 e kësaj rregulloreje thotë: “Aplikacionet e kandidatëve të cilët kanë dosje personale kriminale, e cila sipas dispozitave të ligjit për shërbimin civil konsiderohet e papërshtatshme për emërim në shërbimin civil do të refuzohen”.

Gazeta e Re ka dërguar disa pyetje rreth rastit në adresë të MKRS-së, por nuk ka marrë përgjigje në pyetjet se a është kërkuar ose nëse kandidati ka dorëzuar vërtetim që nuk është i dënuar apo nën hetime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button