Berlusconi nis vuajtjen e dënimit

Ish- kryeministri italian, Silvio Berlusconi, nisi të premten dënimin e tij me një vit punë në shërbim të komunitetit.

Ai mbërriti në një azil katolik pranë Milanos. Berlusconi do punojë katër orë në javë duke u kujdesur për pacientët e sëmurë me demencia.

Drejtuesit e azilit thanë se 77- vjeçari do trajtohet si të gjithë ndihmësit e tjerë.

Një protestues po e priste Berlusconin. Sapo ai mbërriti, ai thirri: “Në burg”.

“Ne punëtorët italianë kemi një ëndërr në zemër: Berlusconi në San Vittore,” tha ai, duke iu referuar një burgu në Milano.

Miliarderi italian është në disa procese gjyqësore.

Dënimi i tij vitin e shkuar kishte lidhje me një çështje për blerjen e të drejtave të autorit nga firma e tij, Mediaset.

Por ai i shpëtoi burgut, pasi sistemi ligjor italian është bujar ndaj atyre që janë mbi 70 vjeç. 

Lajme të ngjashme

Back to top button