Angjushev hoqi dorë nga rroga, do ta japë për qëllime humanitare

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev ka hequr dorë nga rroga. Rrogën me vlerë prej 81 mijë denarëve do ta donon për qëllime humanitare, njofton Portalb.mk.

“Gjysma e parave do të shpërndahen për shtëpitë e kategorisë sociale, kurse gjysma tjetër për studentë të drejtimeve teknike. Kërkova listë për 200 familje sociale të cilëve do t’u shpërndahen paratë”, tha Angjushev.

Krahas donimit të rrogës, Angjushev ka bërë të ditur se nuk do ta shfrytëzojë as veturën zyrtare dhe dy truprojat që parashihen për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button