Zoran Zaev beson se do të fitojë besimin e delegatëve në Kongres

Pas një heshtje disa mujore, ish-lideri i LSDM, Branko Crvenkovski u paraqit me kritika ndaj udhëheqjes së partisë më të madhe opozitare.

Kryetari aktual i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për “NOVA”, ka deklaruar se komentet e Crvenkovskit i pranon si pjesë të një procesi demokratik të debatit brenda partiak. Zaev pret që gjatë Kongresit të partisë të dielën, ai dhe udhëheqja e LSDM-së të fitojnë besimin e delegatëve në Kongres.

“Qëllimi jonë është ta kthejmë demokracinë dhe të korrigjojmë shoqërinë, ky është prioritet i jonë para 400 mijë votuesve të fituar në zgjedhjet presidenciale dhe 300 votuesve të fituar në zgjedhjet parlamentare”, tha Zaev.

Zaev ka deklaruar se menjëherë pas prononcimit të Branko Crvenkovskit, e ka takuar Stevo Pendarovskin dhe e ka pyetur nëse ka ndryshim të qëndrimit të tij dhe nëse deklaratat e Crvenkosvkit bazohen në njohurit e dhëna nga Stevo Pendarovsli. Zaev thotë të gjitha këto ai i ka mohuar dhe Pendarovski është deklaruar se nuk ka pretendime për ndonjë angazhim partiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button