Poposki: Greqia është përgjegjëse për rrugën evropiane të Maqedonisë

Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki në konferencën ndërministrore BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Selanik ka thënë se Greqia është përgjegjëse për rrugën evropiane të Maqedonisë dhe se pret gatishmëri për përfshirjen e Maqedonisë në Union, pasi vendi ka përmbushur të gjitha kriteret e duhura. 

Sipas tij, ndryshe nga premtimet deklarative, Greqia në vend që ta mbështesë fuqishëm integrimin e vendit, prej 5 vitesh e bllokon atë.

“Duhet të punojmë vazhdimisht në drejtim të kapërcimit të paragjykimeve që ekzistojnë mes nesh, por për këtë nevojitet vullneti i mirë i dy palëve. 

Greqia ka bërë progres mjaft të madh dhe sigurisht që zhvillimin e saj e ka arritur edhe përmes integrimit evropian. Prandaj Greqia ka një dozë të caktuar të përgjegjësisë që t’i mbështetë dhe jo t’i bllokojë angazhimet e vendeve të tjera të rajonit në rrugën evropiane, në mënyrë që edhe ne, të ndajmë prosperitetin dhe stabilitetin që ofrohet në kornizën evropiane”, ka thënë Poposki, duke shtuar se pozicionet e Maqedonisë janë të qarta dhe të palëkundura sa i takon kontestit të emrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button