SHBA nuk e vazhdon ndalimin e laptopëve në avion

Shtetet e Bashkuara thanë se kanë ndërmarrë masa të reja për të përmirësuar sigurinë e fluturimeve, por nuk e kanë vazhduar ndalimin e kompjuterëve laptopë në kabinë, shkruan REL.

Në muajin mars, SHBA ndaloi laptopët në dhe nga tetë vende me shumicë myslimane, nga frika se me to mund të kurdiseshin bomba.

Masat e reja kërkojnë kontrollim të detajuar të pasagjerëve dhe pajisjeve të tyre elektronike nga 105 vende.

Ato po ashtu kërkojnë rritjen e protokolleve të sigurisë rreth avionëve dhe në zonat e udhëtarëve.

Kompanitë ajrore i kanë 120 ditë kohë për t’iu përshtatur kërkesave të reja ose pasagjerëve mund t’iu ndalohen të gjitha pajisjet elektronike.

Atyre po ashtu mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA.

“Armiqtë tanë punojnë vazhdimisht për të gjetur metoda të reja për maskimin e eksplozivëve dhe rrëmbimin e avionëve”, tha sekretari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Kelly, gjatë publikimit të masave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button