Ministri Popovski sot në konferencën ministrore në Selanik

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Selanik do të marrë pjesë në konferencën ministrore BE-Ballkani Perëndimor, që e organizon kryesimi grek me Unionin.

Para fillimit të takimit, Poposki do të ketë mëngjes pune me eurokomisarin për zgjerim, Shtefan Fyle.

-Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe mandatin e ri pesëvjeçar të Parlamentit dhe Komisionit evropian, me rëndësi është që BE-ja dhe vendet nga zgjerimi në Ballkanin Perëndimor ta konfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj perspektivës evropiane”, kumtoi kryesimi grek në paralajmërimin për ngjarjen.

Sipas Athinës, “në të njëjtën kohë, me rëndësi është të konfirmohen mënyrat e promovimit të mëtejmë të agjendës evropiane në rajon, përfshirë edhe ndikimin e drejtpërdrejtë pozitiv ndaj jetës së qytetarëve, pa dallim në apo paralelisht me përparimin që është arritur në procesin e inkuadrimit të vendeve të tyre”.
Diskutimet e takimit ministror në Selanik do të kenë element politik dhe operativ dhe për këtë arsye janë ndarë në dy sesione.

Ministri Poposki do të marrë pjesë në sesionin e parë, me temë “2004-2014: Dhjetë vite nga zgjerimi dhe integrimi evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor”, ku pjesëmarrësit do ta konfirmojnë përkushtimin e BE-së ndaj ardhmërisë evropiane të rajonit përgjatë rrugës së reformave lidhur me BE-në. Gjithashtu do të diskutohet për arritjet dhe sfidat e politikës së zgjerimit në pikëpamje të promovimit të mëtutjeshëm të agjendës evropiane në Ballkanin Perëndimor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button