Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për arsim, shkencë dhe sport dhe për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Në rend dite të komisioneve për punë dhe politikë sociale dhe për mundësi të barabarta të grave dhe burrave është Propozim­ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune.

Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do t’i shqyrtojë raportet e rektorit për punën e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup për periudhën nga 16 shtatori i vitit 2015 deri më 15 shtator të vitit 2016, për punën e rektorit dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” ­ Manastir për vitin akademik 2015/2016 dhe Raportin për punën financiare për vitin 2016 të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” ­ Manastir, për punën e rektorit të Universitetit Shtetëror në Tetovë për periudhën 2015/2016 dhe Raportin vjetor për punën e Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip për periudhën 2015/2016.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojnë për raportet vjetore për punën në vitin e kaluar të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Komisionit për barazimit të politikës ndëshkuese, të Këshillit buxhetor gjyqësor dhe realizimit të Buxhetit gjyqësor për vitin 2016, si dhe për Raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik nga 1 janari e deri më 31 dhjetori i vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button