Droga sintetike lehtë mund të blihet nëpërmjet porosive me internet

Droga vdekjeprurëse sintetike lehtë mund të blihet nëpërmjet porosive me internet. Autoritetet kërkojnë më tepër kujdes ndaj fëmijëve sepse vetëm një klikim në faqet e internetit dhe një kartelë kreditore është e mjaftueshme për të porositur një pako të drogës sintetike një version I kokainës. 

Ajo shitet me çmim nga 15 deri në 18 dollarë, nëpërmjet internet faqes “K2 Insens Onllajn”. Porositësi duhet të paguaj 15 dollar për të marrë pakon në një afat prej një javëve ose nëse duhet që pakoja të arrijë brenda 24 orëve atëherë porositësi duhet të paguaj 50 dollar.

Distributorët e drogës sintetike garantojnë se porosia dërgohet në mënyrë diskrete, por në fund të faqes shkruan se produkti nuk është për konsumim dhe se është për përdorim legal.
Bëhet fjalë për stimulimin e sistemit qendrorë nervor, njësojë si kokaina dhe amfetamina.

Nga MPB nuk e  përjashtojnë mundësinë që droga të porositet nëpërmjet internetit si pako postare, por kjo nuk mund të jetë edhe aq e thjeshtë sepse pakot kontrollohen nga drejtoria doganore.

Nga MBP thonë se që kur kjo drogë ka hyrë në listën e substancave të ndaluara nuk ka pasur rast të konfiskimit të saj përveç rastit kur ajo u zbulua se ishte porositur nga vëllai dhe motra konsumues të drogës nga Manastiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button