Zaev kundër Cërvenkovskit: Po e dëmton partinë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, shprehi qëndrimin e tij duke konstatuar se pozicionimi i ish liderit të partisë Crvenkovski po e dëmton rëndë LSDM-në. 

“Me vetë faktin që në prag të Kongresit partiak, Branko Crvenkovski po pozicionohet në një anë i bën dëm partisë”, ka thënë Zaev. 

Ai gjithashtu ka kërkuar falje që më parë për një portal në gjuhën maqedonase kishte deklaruar se ka pasur takim me Pendarovskin, në të cilën ai i kishte thënë se nuk ka ambicie të liderit partiak dhe se të njëjtën gjë ia ka thënë sonte edhe Crvenkovskit, ndërsa për qëndrimet e Pendarovskit, Zaev ka rekomanduar që të kërkohet sqarim nga vetë kandidati për president i Maqedonisë nga radhët e opozitës, Zoran Zaev. 

Ndryshe në partinë opozitare ka shpërthyer sherr i madh ku ish lideri Crvenkovski ka thënë se as ai dhe as Zaev nuk janë të denjë për pozitën e liderit partiak.    

Lajme të ngjashme

Back to top button