Përse e mbështeta BDI-në?

Për të dhënë një përgjigje koncize, pa ekuivokë, të drejtë dhe të qartë, të gjthë ata që do të më parashtronin pyetjen: pse e përkrahe BDI-n para zgjedhjeve, dhe tani e kritikon (?), dua të sqaroj me sa vijon:

– Në mungesë të alternativës politike nga një parti tjetër e cila kërkon votat e shqiptarëve, rdk dhe pdsh nuk ishin alternativë! RDK që në formimin e saj nisi gabim dhe aty u pa se kjo parti do të ketë jetën e shkurtë, jo nga faji i antarësisë dhe simpatizantëve të saj, por direkt nga faji i z. Rufi Osmani. PDSH dihet tani më se në skenën politike për se angazhohet, me këtë pronë private të Menduh Thaçit edhe Arben Xhaferi i ndjerë kur ishte gjallë e kishte mjaft rëndë të punon i qetë, duke e pasur në krah Thaçin!

– Premtimet e mëdha që dha BDI, bën që të mbështes këtë politikë të tyre, por edhe kyçja direkt e Shkodrane Dardhishta (ish ushtare e UÇK-ës) për të marrë postin e deputetës luajti një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen time BDI-s!

– Fjala e dhënë se me më shumë deputet do të kenë peshë negociatat për formimin e qeverisë, gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm që dhashë mbështetje kësaj partie!

– Dhe, natyrisht, së fundi, si mbështetës i tyre, të kem të drejtë t’i kritikoj aty ku nuk na përputhen as mendimet as projektet që kanë të bëjnë për interesin e shqiptarëve.

Së këndejmi, sot, lexojmë lajmin e dhimbshëm se një familje e tërë nga Radishani është shpërngulur për shkak të provokimeve të përditshme dhe torturave që ishte nënshtruar kjo familje nga maqedonasit! Në ndërkohë, partia e cila mori shumicën absolute për legjislacionin e ardhshëm, pra partia së cilës unë i dhashë mbështetje nuk u brengos fort për këtë familje, por shkoi në parlament t’i marrë certifikatat e deputetëve të zgjedhur, dhe njëri prej tyre me mburrje fotografohet me kryetarin Ali Ahmeti me certifikatë në dorë, për deri sa familja nga Radishani bartë valixhet dhe fëmijët për të gjetur një jetë më të qetë dhe më të denjë jashtë vendlindjes!

Me këtë kryeneçësi të të zgjedhurve tanë nuk mund të pajtohem dhe ju them publikisht se keni bërë një skandal të pa riparueshëm!

Ju, nuk keni të drejtë të festoni për deri sa një familje shqiptare ik nga vendlindja, ju duhet të turpëroheni. Ja nisët shumë keq, kjo tregon se nuk mund të presim më mirë në vazhdim! 

Lajme të ngjashme

Back to top button