Portalb mori pjesë në panairin e karrierës në UEJL (VIDEO)

Sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore u zhvillua panairi i karrierës në të cilin morën pjesë dhjetëra kompani vendase. Ata para studentëve prezantuan mundësitë për punësim dhe për zhvillim të karrierës së tyre. 

“Universitetet kanë përgjegjësi që ta risin bashkëpunimin me komunitetin e biznesit dhe tu ofrojnë qasje studentëve në hapësirat e tyre. “tha mes tjerash rektori i UEJL-së, Zamir Dika.

“Qendrat e karrierës luajnë rol tejet të rëndësishëm në aftësimin e të rinjve për tregun e punës, ndërsa investimi në kuadro profesionale dhe përmes kësaj promovimi i dijes si faktor zhvillimi, paraqet interes jetik për të gjithë ne” tha mes tjerash kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Kryeredaktorja e Portalb, Elida Zylbeari tha se Portalb është medium i hapur për të gjithë, sidomos për studentët të cilët kanë pjesën speciale në këtë portal lajmesh “Këndi studentor”.


“Të gjithë studentët që kanë diçka për të thënë mund të na shkruajnë lirisht. Ata mund ta kryejnë mësimin praktik te ne. “tha mes tjerash Zylbeari e cila theksoi se si medium i pavarur Portalb.mk duke respektuar fjalën e lirë u mundëson të gjithëve hapësirë të shprehen përmes opsionit “Na shkruani” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button