Komuna e Strugës do të konkurrojë për IPA fonde

Sot në ambientetet Kuvendit Komunal të Strugës u realizua një takim mes përfaqësuesve të Bankës Botërore në Maqedoni dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor nga komunat e rajonit jugperëndimor. 

Tema e diskutimeve në këtë takim, përkatësisht konsultim paraprak, ishte përgatitja dhe përpilimi i projekteve të reja infrastrukturore për zonat rurale. 

Paraprakisht në vitin 2013 është marrë vendimi për ndarjen e fondeve të IPARD në mbështetje të infrastrukturës rurale, gjegjësisht IPA fonde dhe fonde me koofinansim. 

Projektet nisin brenda vitit 2014 dhe do të zgjasin për një periudhë 4 vjeçare.

Në këtë takim u diskutuan kushtet, udhëzimet dhe kufizimet mbi procedurat e projekteve të rinj të ndërmarra nga ana e njësive vendore.

Komuna e Strugës do të konkurrojë me disa të tillë në mënyrë që , qytetarët të përfitojnë sa më shumë nga këto fond-grante. Në fund të takimit përfaqësuesit e komunave mbushën pyetësorët sa i përket prioriteteve të zonave rurale të komunave që administrojnë.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela  , pas këtij takimi i priti përfaqësuesit në ambientet e Komunës së Strugës , ku u diskutuan më detajisht prioritetet e Komunës së Strugës dhe procedurat për aplikimin me projektet, që do të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit dhe që do të implementohen brenda vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button