Tunde, shkunde me Bleron

Me këngët e tija ritmike, ka bërë shumë kënd të kërcej. Të njëjtën gjë po e premton edhe me hitin e ri, që së shpejti do të sjell në tregun tonë muzikor.

Është fjala për Blerim Muharremin, i njohur më mirë me nofkën Blero, i cili beson se ka ‘gjetur’ recetën që do t’i mbaj adhuruesit e muzikës gjatë tërë kohës në këmbë, por që këtë krijimtari më së miri do ta vlerësojnë fansat e tij.

“Edhe e kam gati për mendimin tim sendin që ko me ju bo me kërcye shumë!!! Tash mbetët te ju me vlerësuar.. edhe do javë!!! 1Love”, ka shkruar Blero në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, përbri një foto, ku shihet përball një turme të madhe të fansave në një koncert që ka mbajtur ditë më parë në Tiranë.

Ndryshe, ditë më parë Blero ka bërë të ditur se produksioni i tij muzikor ‘Elephant’ po sjell një dhuratë për fansat e vet. “Albumi “Dhurata” Tik-tak tik-tak …”, kishte shkruar Blero në “Twitter”. Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, duket se e ka pasur fjalën për albumin e këngëtares Dhurata Ahmetaj e cila është nën menaxhimin e këngëtarit Muharremi.

Lajme të ngjashme

Back to top button