Messi nuk largohet nga Barca, nëse vjen Aguero!

Lionel Messi i ka vënë kusht Barcelonës për të vazhduar kontratën me këtë skuadër. Lojtari më i mirë në shekullin e ri ka nisur diskutimet me Barcelonën për zgjatjen e kontratës.

Paratë nuk janë problemi kryesor për këtë qëllim, por se Messi i ka dhënë kushtet e tij për kontratën e re. Blerja e Kun Agueros në verë thuhet se është kushti i parë i vazhdimit të kontratës për Messin.

Superylli argjentinas thuhet se i ka kërkuar Zubizarretas edhe vazhdimin e kontratës për portierin, Pinto, të cilin Messi e ka një shok të mirë.
Messi i ka premtuar drejtuesve të skuadrës së do të ndihmojë afrimin e Agueros në verë te Barcelona.

Lajme të ngjashme

Back to top button