Zakonet martesore kineze

Në Kinë, një dasmë mund të shfaqë shumë elemente tradicionale e kulturore. Dasmat tradicionale karakterizohen nga zgjedhja e ngjyrës së kuqe për të zbukuruar pasi ajo përmban kuptimin e lumturisë dhe gëzimit.


Përveç gëzimit, kinezët shprehin nderim për prindërit gjatë dasmës. Pjesa më e rëndësishme e një dasme në Kinë është ceremonia e përcjelljes së respektit dhe falënderimeve për prindërit e çiftit të ri si edhe përkujdesjen e çiftit gjatë jetës.

Në rastin e ritit martesor ekziston zakoni që vendoset fjala “Lumturi e dyfishtë” mbi një copë letre të kuqe që ngjitej mbi hyrjen e shtëpisë, mbi mobilie ose mbi çfarëdo objekti tjetër të dhomës së çiftit. Tregohet se ky zakon ka nisur nga Wang Anchi, një kryeministër i njohur i dinastisë Song. “Lumturi e dyfishtë” do të thotë fat për të dy familjet, për atë të nuses dhe për atë të dhëndrit. Nëse do të shihni në Kinë këtë pusullë të ngjitur në pragun e ndonjë shtëpie, mund të hyni për të qenë të pranishëm në ritin martesor. Të sapomartuarit do të ndihen shumë të kënaqur nga prania juaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button