Kuvendi shpërndahet sot, zgjedhjet më 8 qershor në Kosovë

Deputetët e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të fundit, sot (e mërkurë). 

Me 55 nënshkrime ata i kanë kërkuar Kryesisë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës – shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. 

Kurse 8 qershori është data rreth së cilës janë pajtuar liderët për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale. Presidentja Atifete Jahjaga, e cila takimin e mbajti me kërkesë të vetë liderëve, tha se do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të Kosovës.

Për shpërndarjen e Kuvendit, duhen 80 vota të deputetëve. Nëse LDK, PDK, AKR e AAK, bashkë me një pjesë të minoriteteve, votojnë pro atëherë Kuvendi do të shpërbëhej. Kurse deputetët serbë, të cilat bojkotuan dy seancat e fundit nuk dihet nëse do të jenë prezent të mërkurën. Kushtetuta kërkon që në raste të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet të mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes. 

Bazuar në ligjin aktual për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërkaq rregulloret imponojnë një fushatë elektorale jo më të gjatë se 10-ditore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button