Vrapçishte i kthehet fitores, Zajazi merr pikë ndaj Teteksit

Janë luajtur sot ndeshjet e xhiros së 28-të të Ligës së Dytë, ku me pikë shumë të rëndësishme kanë marrë ekipet shqiptare, Vrapçishte që ka mundur Miravcin me rezultat 3:0. Për skuadrën e Vrapçishtes dy herë ka shënuar Ertan Hasani, ndërsa një gol e shënoi Goran Savevski. 

Zajazi ka marrë një pikë shumë të madhe në duelin ndaj Teteksit. Kjo ndeshje ishte një dramë e vërtetë kur fillimisht në minutën e 89-të shënuan nikoqirët me anë të Petkovskit, ndërsa vetëm një minutë më vonë ka barazuar Arben Tafe. Drita e Bogovinës ka humbur nga liderii tabelës Sileksi me rezultat të pstër, 2:0.

Vlen për ta përmendur fitoren e lartë që ka shënuar ekipi i Pobedës, që e ka mundur Borecin me rezultat 12:1, që është rezultati më i lartë në historinë e Ligës së dytë të Maqëdonisë. / Portalb

Rezultatet: Vrapçishte – Miravci 3:0, Sileksi – Drita 2:0, Teteksi – Zajazi 1:1, Tiverija 11 Oktomvri 2:1, Novaci – Lokomotiva 3:2, Pobeda – Boreci 12:1, Maxhari – Skopje 1:3, Shkupi ishte i lirë. 
Tabela: Sileksi me 61 pikë, Teteksi 56, Skopje 50, Drita 48, Vrapçishte 46, Shkupi 46, Miravci 44, Pobeda 43, Zajazi 42, Tiverija 41, Maxhari 34, Novaci 21, 11 Oktomvri 19, Lokomotiva 17, Boreci 14, Rrufeja 2 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button