Ruzhin: Bisedimet për emrin, të imponuara

Teksa në Nju Jork po zhvillohet raundi i ri i bisedimeve rreth çështjes së emrit, ekspertët hedhin dyshimet rreth një epilogu të mundshëm pozitiv. Nano Ruzhin, ish ambasadori i Maqedonisë në NATO vlerëson se autoritetet në Shkup dhe Athinë nuk janë të gatshme të paguajnë koston e zgjidhjes së emrit. Madje sipas Ruzhinit, bisedimet e sotme më shumë se vullnetare janë të imponuara nga kriza në Ukrainë. 

“Duke i njohur dy personalitet, Gruevskin dhe Samarasin, aspak nuk pres që në këtë moment të gjendet zgjidhje. Këto bisedime më shumë do shfrytëzohen për t’u arsyetuar se ja, po mbahet gjallë kontakti i ndërsjellë, se po bëjmë dialog, por në fund pa marrëveshje. Prandaj mendoj se këto bisedime zhvillohen nën ndikimin e krizës aktuale në Ukrainë e cila reflekton reagime të caktuara në opinion amerikan, se Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO dhe të zgjidhet çështja e emrit..nga ana tjetër mund të jetë arsyetim i mirë për Maqedoninë se nuk mund të merremi vesh por pranojmë të pranohemi në NATO edhe nën referencën IRJM”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador i Maqedonisë në NATO pr Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button