Rrezikohet mbyllja e parlamentit të Tatarëve

Një zyrtare e lartë shtetërore në Krime ka kërcënuar mbylljen e parlamentit të Tatarëve, i quajtur ndryshe “Mexhlis”.

Prokurorja e përgjithshme e Republikës së Krimesë, Natalia Poklonskaya, filloi një hetim për gjoja se “veprimtari të paligjshme” nga Tatarët e Krimesë.

” Të shtunën, më 2 maj, anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Krimesë, kryesuar nga Refat Abdurakhmanovich Chubarov ishin të angazhuar në veprimtari radikale dhe të paligjshme në pjesë të ndryshme të gadishullit. Ata akuzohen për mosbindje civile, mbyllje të rrugëve në mënyrë të paligjshme, pengesë në punë të ligjshme të agjencive qeveritare dhe dhunë,” pohoi Poklonskaya.

Poklonskaya, e cila u emërua si prokurore me direktiva nga Rusia, paralajmëroi se Asambleja Kombëtare do të mbyllen”, përveç nëse Chubarov dhe Tatarët e Krimesë përfundojnë aktivitetet e tyre “radikale”.

Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi më 16 mars, pas disa muajsh trazira politike në Ukrainë. 300.000 Tatarët e Krimesë kryesisht kishin bojkotuar referendumin. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button