Gjykata evropiane vendos kundër ligjit rus për homoseksualitetin

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut konstatoi se ligji rus, që ndalon shpërndarjen e “propagandës homoseksuale” te të miturit, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe është diskriminues ndaj njerëzve homoseksualë, njofton REL.

Gjykata me seli në Strasburg vendosi sot në favor të tre aktivistëve homoseksualë rusë: Nikolai Bayev, Aleksei Aleksandrovich Kiselev dhe Nikolai Alekseyev, të cilët kanë pretenduar se ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të ndalimit të diskriminimit, sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Qëllimi i ligjit, mënyra e formulimit të tij dhe zbatimi i tij janë diskriminues dhe, në përgjithësi, nuk i shpërbejnë asnjë interesi publik legjitim”, tha përmes një deklarata gjykata në Strasburg.

“Me miratimin e ligjit të tillë, autoritetet kanë forcuar diskreditimet dhe paragjykimet dhe kanë nxitur homofobinë”, tha gjykata.

Ligji federal rus që ndalon shpërndarjen te fëmijët të “propagandës për marrëdhënie jotradicionale seksuale” ka hyrë në fuqi në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button