Dojrani me 23 qershor do të vendosë se a do të ndërtohen miniera

Në Dojran me 23 qershor do të ketë referendum ku banorët do të shprehen se a janë “për” ose “kundër” hapjes së minierave në territorin e Komunës, vendosi mbrëmë Këshilli i Komunës, njofton Portalb.mk.

Kjo do të jetë çështje e vetme e referendumit nga shkaku se këshilltarët konsiderojnë se është gjithëpërfshirëse dhe se nuk ka nevojë të shprehen për ndalimin e punës në minierën “Kazandoll” në Komunën fqinje Vallandov, që nuk ishte rast edhe në Komunën tjetër Bogdanc ku banorët negativisht janë shprehur në referendumin e fundit.

Ndryshe, referendumi në Komunën e Dojranit duhej të mbahej me 18 qershor, por vendimin për ndërprerjen e tij që e solli Këshilli i Komunës sepse nuk ishte nënshkruar nga kryetari i Komunës, Borçe Stamov që në atë periudhë nuk iu vazhdua mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button