OVL: Dita e dëshmorëve marketing politik i atyre që nëpërkëmbën idealin e tyre

Ashtu si çdo vit, 5 maj dita e dëshmorëve të luftës, përkujtohet nga përfaqësues të BDI-së, duke u kontestuar njëkohësisht nga OVL-UÇK. Dita e dëshmorëve të luftës përkujtohet më së shumti nga zyrtarë të BDI-së të cilët bëjnë homazhe tek varet e dëshmorëve të luftës së vitit 2001.

OVL-UÇK, që nga viti 2008 nuk mere pjesë në shënimin e ditës së dëshmorëve të luftës së vitit 2001. Kjo organizatë konsideron se ideali i dëshmorëve nuk është realizuar dhe as nuk është zgjidhur statusi i familjeve të dëshmorëve të luftës, prandaj ata vlerësojnë se në këtë ditë para tyre përkulen ata që përfitojnë politikisht nga gjaku i dëshmorëve.

Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës, Besim Hoda, për Portalb thotë se “çdo tendencë për tu thirrur në emër të dëshmorëve  duke bërë fotografi tek varrezat,  pa e mbaruar ende idealin, por vetëm duke e materializuar për interesa personale gjakun e dëshmorëve të luftës së 2001, është një ofendim për ta. Ne si OVL nuk kemi sy e faqe të përkulemi para varrezave të shokëve tanë gjersa po  shohim se ideali i tyre po nëpërkëmbet dhe familjet e tyre ende luftojnë për të siguruar ekzistencën”.

“Mos zgjedhja e statusit të familjeve të dëshmorëve të rënë  ashtu siç pala tjetër në aspektin ligjor ka zgjidhur statusin e familjeve të tyre, na bënë të vlerësojmë se  çdo përkulje para varrezave të dëshmorëve të vitit 2001 pa realizimin e idealeve të tyre dhe pa zgjidhjen e statusit të tyre është vetëm një marketing politik dhe ofendim për ta”, thotë Besim Hoda për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button