Familja Zekiri mendon seriozisht të shpërngulet nga Radishani për shkak të huliganëve

Familja Zekiri nga Radishani është duke e menduar seriozisht largimin nga ky vend për shkak të sulmeve të shumta që po ju bëhen.

Bedri Zekiri, njëri nga vëllezërit e kësaj familje që jetojnë në të njëjtin oborr thotë se janë në zor të madh, çdo herë që ka ndonjë aheng, lojë futbolli  apo ndonjë festë, maqedonasit e kësaj ane në gjendje të dehur i shajnë, gjuajnë gjëra në oborr si dhe tentojnë të hynë brenda.

Madje shumë seriozisht e mendojnë edhe largimin nga kjo lagje, nga e cila momentalisht kanë larguar fëmijët, dhe burrat rrinë tërë natën zgjuar, si në kohë të luftës.

“Edhe banorët tjerë shqiptar kanë probleme me maqedonasit, mirëpo neve kemi më së shumti nga vetë fakti që jetojmë në rrugën kryesore. Ka edhe një berber pak më poshtë nuk e di sa herë e kanë djegur dhe që e kanë thyer. Nuk jemi rehat. Fëmijët nuk janë këtu i kemi dërguar tek kushërinjtë sa të kalojë një kohë. Frikësohen të rrinë këtu. Ende nuk e kemi vendosur por nëse sulmet nuk ndalen dhe nëse nuk ndërmerr asgjë MBP, ne do të duhet të largohemi nga kjo lagje”, tha për Portalb, Bedri Zekiri.

LEXO: Familja Zekiri është një familje e qetë shqiptare, e cila merret me biznese private, por që kohëve të fundit janë bë cak i ngacmimeve dhe sulmeve të maqedonasve të kësaj ane.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button