Foto e rrallë! “Fisnikët” ribashkohen në të njëjtin vend pas 37 viteve (Foto)
Grupi Fisnikët është njëri ndër grupet muzikore që i ka rezistuar kohës dhe këngët e këtij grupi edhe sot mbesin hite.
Është Agim Gërguri nga Fisnikët, ai i cili publikoi një foto në rrjetin social Facebook, me të cilën tregoi se grupi është ribashkuar në të njëjtin vend, duke pozuar njësoi si atëherë.
“Fisniket mas 37 vjete, ne te njëjtin vend, para ateleut ku dikur i benim ushtrimet” ka shkruar Agimi në Facebook.