Edhe RDK dorëzon mandatin e deputetit, kriza thellohet

Pas LSDM-së, PRSD-së edhe RDK do të dorëzojë mandatin e deputetit, me këtë kriza politike në vend shkon duke u thelluar.

Komunikata e plotë e RDK-së

Në pajtim me qëndrimin e miratuar nga takimi punues i datës 1 maj 2014 për mospranimin e legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve parlamentare Kuvendi Qendror me unanimitet të plotë të anëtarëve prezent po në këtë mbledhje vendosi:

1.Të dorëzohet mandati i deputetit i RDK-së i fituar në njësin zgjedhore numër 6,

2.Obligohen të gjithë kandidatët e nominuar në njësinë zgjedhore numër 6 të nënshkruajnë deklaratën për dorëzim të mandatit sepse mandati është fituar në emër të RDK-së dhe vendimmarja për mandatin i takon Kuvendit Qendror të RDK-së,

3.Obligohet Këshilli i përkohshëm drejtues dhe deputeti i zgjedhur i RDK-së Rufi Osmani që në afat prej tre ditësh të depozitojnë dorëheqjet e të gjithë kandidatëve në selinë e komisionit qendror zgjedhor,

4.Obligohet Këshilli i përkohëshëm drejtues që të konvonkon mbledhje të veçant të Kuvendit Qendror të RDK-së në të cilën do të diskutohen hapat e mëtejmë të veprimit të RDK-së në të gjitha nivelet e funksionimit në nivel partiak dhe të përfaqësimit të pushtetit komunal.

Lajme të ngjashme

Back to top button