Votohet lista për organet e vetingut

Komisioni dhe kolegjit rivlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët

 

Zëvendësimi  Jorida Tabakut me Gertin Bogdanin nga séancën e jashtëzakonshme plenare çeli mundësinë e votimit nga Komisioni ad hoc i Parlamentit, 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualfiikimit, dy Komisionerët Publikë dhe katër zëvendësues.

Ende pa nisur punë komisioni, kreu i Kuvendit dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta i pati disa momente qetësie në atë pjesë të deklaratës që nuk lidhej me fushatën zgjedhore dhe kjo falë nënës së re demokrates Jorida Tabaku

Komisioni parlamentar i drejtuar nga Pandeli Majko votoi fshehtas me elektronik 12 kandidatët për Komisionin e Posacëm të Kualifikimit

Për anëtarë zëvendësues u votuan Vojo Malo dhe Pal Shkëmbi.

E dukshme ishte se në komision nuk u reflektua klima e nderë e akuzave e kundërkuazave mes PS, LSI dhe PDIU, teksa tre anëtarët e tyre i kishin unike 6 vota për kandidatët që po përzgjidhnin.

Ndërkohë dy Komisonerët Publik Herald Saraçi dhe Florian Ballhysa morën përkatësisht 11 dhe 12 vota, duke gëzuar konsesusin e gjithë palëve.

Ata do të kenë për zëvendësues Dariel Sinën dhe Aldona Sylajn.

Kjo listë dhe ajo e kandidatëve të zgjedhur për  anëtyarët e Kolegjit të Posaçëm Apelimit dhe dy zëvendësues, gjithsej 27 veta, u votuan në bllok fshehtas dhe me elektronikë nga Parlamenti me 100 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim.

Organi i parë që bën vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me mandat 5 vjeçar, ndërsa Kolegji i Posacem i Apelimit, me mandat 9 vjeçar shyqrton ankesat.

Pjesë e këtij procesi janë edhe dy komisionere publikë dhe mbikqyret edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili pritet të sjellë në Shqipëri vëzhguesit afatgjatë.

Organet e vetingut vleresojnë gjyqtarët dhe prokurorë për pasurinë, figurën, pra verfikimi I lidhjeve me persona të inkriminuar, si dhe anën e tyre profesionale.

Subjektet që nuk e kalojnë vetingun shkarkohen.

Procesi nis së pari me prokurorin i përgjithshëm, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button