Erdogani me Makronin dhe Tanin ka biseduar për krizën me Katarin
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka realizuar bisedë telefonike me presidentin francez Emanuel Makron dhe emirin e Katarit Tamin bin Hamad Al Tani, ku të tre liderët e kanë shqyrtuar krizën lidhur me Katarin, lajmëroi televizioni “Si-En-En-Turk”.
Ata kanë theksuar se kriza duhet sa më shpejt të zgjidhet përmes dialogut, sesa me sanksione.
Liderët në mënyrë të ndërsjellë janë informuar për kontaktet të cilat i kanë realizuar gjatë përpjekjeve për gjetjen e daljes nga konfrontimi mes Katarit dhe disa vendeve arabe në Gjirin Persik deh Egjipt.
Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini i kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin dhe i kanë imponuar sanksione, duke e akuzuar se e mbështet terrorizmin. Doha i hodhi poshtë të gjitha akuzat.